Bylis “provokon” tifozët e Elbasanit

Futboll

Bylis “provokon” tifozët e Elbasanit

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:22
Autobusi

Elbasani dhe Bylis u përballën ditën e djeshme në “Elbasan Arena”, në takimin që u mbyll me barazim 2-2.

Një duel mjaft i luftuar, i cili nuk kaloi pa incidente. Autobusi i skuadrës së Ballshit është sulmuar me gurë nga tifozët e verdheblu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bylisi ka publikuar foton e autobusit ku dhe ka “provokuar” tifozët e Elbasanit.

“Xhami zëvendësohet, kështu që eja në autobusin tonë! Rruga për në Superiore nuk ndalet nga asnjë gur!”, ka shkruar Bylisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat