Abdixhiku e fton në podcast Zhegrovën dhe babain e tij

Futboll

Abdixhiku e fton në podcast Zhegrovën dhe babain e tij

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 18:39
Zhegrovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në podcastin e fundit i ftuar do të jetë futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Futbollisti i Lille në ligën e Francës do të tregojë për rrugëtimin e tij.

Bashkë me të do të jetë edhe babai i tij, Lul Zhegrova.

“Porcasti i fundvitit “Rruga e Re”: Rrëfimi inspirues i Edon Zhegrovës dhe babait të tij Lul Zhegrovës.

Nga fushat e shkollës Gjergj Fishta, tek përmballjet me Mbappen e Messin. ⚽️ Inspirim e krenari. Së shpejt”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat