Titulli është mes Interit dhe Juventusit

Futboll

Titulli është mes Interit dhe Juventusit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:12
Allegri e Inzaghi

Kampionati italian po përgatitet të lu ajë javën e 18-të dhe të fundit të këtij vit kalendarik brenda pak ditësh, por pas 17 javëve të para duket se ka diçka të qartë si drita e diellit në Serinë A: dueli për titull është gjithnjë e më shumë Juventusi kundër Interit.

Zikaltrit kryesojnë tabelën me 44 pikë, bardhezinjtë ndjekin me 40 pikë. Por duket se tashmë ka pasur një boshllëk pas tyre: Milani, i treti në renditje, është -11 pas “kushërinjve” dhe -7 nga skuadra e Alegrit. Numra të tjerë thonë gjithashtu se sfida është gjithnjë e më shumë mes Juves dhe Interit, të cilat po bëjnë çmos për të mbërritur te titulli i radhës.

Me dy golat e shënuar ndaj Leçes, Interi ka shënuar në 25 ndeshje radhazi në Serinë A. Është hera e parë në historinë e klubit që kjo ndodh nën drejtimin e vetëm një trajneri dhe ishte Simone Inzagi ai që e arriti. Por ka edhe një të dhënë tjetër që e bën të qartë se performanca e zikaltërve është mbi mesataren: ata kanë shënuar 44 pikë në 17 paraqitje në kampionat. Vetëm një herë në historinë e saj kishte arritur të bënte më mirë: Roberto Mançini ishte në stol, ishte viti 2006/07.

Në atë sezon Interi fitoi kampionatin, duke marrë gjithashtu rekordin e vet të pikëve në një kampionat të vetëm të Serisë A (97 në total).

Nëse Interi vazhdon të prodhojë statistika të rëndësishme, Juventusi nuk është ndryshe. Bardhezinjtë janë të vetmit që u mbajnë ritmin zikaltërve deri në këtë pikë të kampionatit, duke marrë 40 pikë. Është hera e tetë në historinë e klubit që pas 17 javësh grumbullohen kaq shumë pikë (duke përjashtuar kampionatet 2004/05 dhe 2005/06). Në shtatë herët e mëparshme që Juventus e ka arritur këtë, është përkthyer gjithmonë me titull.

Dhe në këto 7 ndeshjet e mëparshme, 4 herë trajneri i ulur në stol ka qenë vetë Masimiliano Alegri. Kurse dhe kujtime historike: këtë vit në Serinë A është gjithnjë e më shumë një luftë e dyanshme, mes Juventusit dhe Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat