Dinamo afër transferimti të ish-it të Shkëndijës së Tetovës

Futboll

Dinamo afër transferimti të ish-it të Shkëndijës së Tetovës

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:35
Egzon Bejtulai

Dinamo duket se ka hyrë fuqishëm në merkato, me “Blutë” që po punojnë shumë për të përforcuar skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

Drejtuesit po pikasin lojtarë me eksperiencë dhe që e njohin mirë Superioren.

E teksa pritet zyrtarizmi i Vesel Limaj, një tjetër lojtar është shumë afër kalimit te Dinamo.

Bëhet fjalë për Egzon Bejtulain, i cili aktualisht luan me Gjilanin në Superligën e Kosovës. Me skuadrën kosovare ka kontratë deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi është një dëshirë e stafit të “Bluve”, të cilët e shikojnë si të rëndësishëm për formacionin e “nëndetëses” për pjesën e dytë të sezonit.

Kujtojmë se 29-vjeçari në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanelën e Shkëndijës së Tetovës, ku ia ka dalë të fitojë me kuqezinjtë plot 4 trofe. 3 tituj kampion dhe një trofe të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat