Van Dijk: Titulli? Do të vendoset në shkurt - mars

Futboll

Van Dijk: Titulli? Do të vendoset në shkurt - mars

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 19:33
Van Dijk

Gara për Ligën Premier është më e hapur se kurrë, me pesë skuadra që kanë marrë hov dhe që duket se kanë diçka më shumë se konkurrentët e tyre.

Mes tyre është edhe Liverpooli i Virgil Van Dijk: pas një sezoni të vështirë, skuadra e Jurgen Klopp është kthyer në protagonist dhe dëshiron të mposhtë konkurrencën e Arsenalit, Manchester Cityt, Tottenhamit dhe Aston Villas.

Mbrojtësi holandez e di mirë këtë situatë, pasi ka vuajtur vitet e fundit veçanërisht me Manchester Cityn:

“Është ende dhjetor, ka shumë ndeshje për të luajtur.

Gara për titull me siguri nuk do të vendoset tani: në shkurt ose mars do të mund të shohim se kush do të luftojë.

Tani duhet të sigurohemi që të qëndrojmë lart, në krye të tabelës.

Ne kemi cilësinë për ta bërë këtë, por vazhdimësia është gjëja më e vështirë për t’u arritur si lojtarë dhe si ekip”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat