Ndihet i mashtruar

Futboll

Ndihet i mashtruar

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 13:30
Marcos Alonso

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Marcos Alonso thuhet se ndihet i mashtruar nga Xavi Hernandez dhe dëshiron të largohet nga Barcelona në muajt e ardhshëm.

Alonso ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Barcelonën këtë sezon, me vetëm 299 minuta në fushë.

Xavi Hernandez i ka dhënë më shumë mundësi Alejandro Balde dhe Joao Cancelo në pozicionin e krahut të majtë. Inigo Martinez aktualisht po përmbush rolin e qendërmbrojtësit të majtë për Bluagranat.

Sipas El Nacional, ish-mbrojtësi i Chelseat është i dëshpëruar të largohet nga Barcelona.

Kontrata e tij me gjigantët e La Ligas do të përfundojë në fund të sezonit. Madje, Bluagrana nuk ka në plan të rinovojë kontratën me Alonson. Pritet të jetë një vendim i përbashkët pasi lojtari nuk ndihet i mbështetur nga trajneri i tij.

Përveç Alonso-s, në fund të sezonit nga Camp Nou mund të largohet edhe Sergi Roberto.

Roberto ka bërë tetë paraqitje për Barcelonën në La Liga dhe Champions League këtë sezon, ku ka luajtur 390 minuta dhe ka shënuar tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat