Për sulmuesin “Kuqezi” interesohet edhe Manchester United

Futboll

Për sulmuesin “Kuqezi” interesohet edhe Manchester United

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 13:20
Manchester United

Harta e admiruesve po zgjerohet.

Edhe Manchester United besohet se interesohet për Armando Brojën, ndërsa mediat angleze raportojnë se sulmuesi shqiptar po e mendon seriozisht largimin nga stadiumi “Stamford Bridge”.

Në moshën 22-vjeçare ai është ende një alternativë për trajnerin Mauricio Pochettino, diçka që ylli “Kuqezi” nuk ka dëshirë që ta pranojë në vazhdimësi.

Ai luajti edhe mbrëmjen e fundit në fitoren e Chelsea 2-1 ndaj Crystal Palace në Premier League, duke hyrë në lojë në minutën e 70’-të, ndërsa ka shënuar vetëm një gol e ka fituar një penallti deri tani këtë sezon.

Edhe pse “Blutë e Londrës” nuk mendojnë më për yllin e Napoli, Viktor Osimhen, që zgjati kontratën në stadiumin “Maradona”, sërish besohet se në janar do të vijë një tjetër sulmues, e ky mund të jetë nga Gjermania.

Për Brojën besohet se ka shprehur interesim edhe West Ham, e po ashtu Inter në Serie A, ndonëse Manchester United do të ishte një destinacion shumë i madh. Problemi i vetëm do të ishte nëse sulmuesi “Kuqezi” do të kishte më shumë hapësirë për aktivizim tek “Djajtë e Kuq” sesa tek “Blutë e Londrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat