Dy emra të njohur drejt largimit nga Barcelona

Futboll

Dy emra të njohur drejt largimit nga Barcelona

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:19
Marcos Alonso

Barcelona po planifikon që të largojë dy emra të njohur nga skuadra gjatë sesionit dimëror të merkatos së futbollistëve.

Marcos Alonso dhe Sergi Roberto, të dyve iu skadon kontrata në fund të sezonit, mund të ndryshojnë skuadër që në janar, duke i dhënë kështu mundësinë klubit spanjoll që të përfitojë diçka nga ana ekonomike nga shitja e tyre, që të mos i humbë pak muaj më pas me parametër zero.

Sipas mediave spanjolle Atletico Madrid ka shfaqur interes për të dy lojtarët.

Marcos Alonso nuk ka gjetur shumë hapësira te Barcelona këtë sezon, duke koleksionuar 4 ndeshje në kampionatin spanjoll (160 minuta në total) dhe disa minuta në Champions League.

I njëjti rendiment edhe për Sergi Roberto, që ka luajtur vetëm 5 ndeshje në kampionat (ka shënuar tre gola) dhe 3 ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat