Çfarë po ngjan me Benzeman?

Futboll

Çfarë po ngjan me Benzeman?

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 12:39
Benzema

Karim Benzema po përjeton një situatë të pabesueshme tek Al-Ittihad.

Pas mbërritjes në verë, me një rrogë përrallore dhe gëzimin e fansave, tashmë duket se lidhja është shkatërruar. Paraqitjet e dobëta dhe kritikat e ashpra nga tifozët në periudhën e fundit duket se e kanë shtyrë Benzeman të marrë një vendim të bujshëm.

Burime pranë skuadrës dhe lojtarit, në fakt flasin për një arratisje nga Jeddah, qyteti që pret Al-Ittihad. Ish-lojtari i Real Madridit nuk është parë në seancat e fundit stërvitore të trajnerit Marcelo Gallardo.

Megjithatë, arsyet dhe qëllimi i kësaj arratisjeje nuk dihen dhe askush nuk e di saktësisht se ku ndodhet sulmuesi francez. Jo vetëm kaq, llogaria e Benzemës në Instagram është zhdukur, fshirë totalisht dhe nuk gjendet askund. Një tjetër pjesë që ushqen misterin e kësaj situate.

Benzema shënoi 12 gola dhe dha 5 asiste në 20 ndeshje për Al-Ittihad, por kjo nuk mjaftoi për të përmbushur pritshmëritë që ishin krijuar pas transferimit të tij në skuadrën e Arabisë Saudite.

Paraqitjet e tij zhgënjyese në Botërorin e fundit të Klubeve dhe veçanërisht kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos, gjeneruan një ortek kritikash, që çuan pikërisht në këtë situatë paradoksale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat