Napoli gati marrëveshjen

Futboll

Napoli gati marrëveshjen

Më: 2 janar 2024 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Lazar Samarxhiç pritet të jetë lojtari më i ri i Napolit, dhe palët e përfshira në këtë transferim janë shumë pranë një marrëveshje finale. Marrëveshja mes klubit napolitan dhe Udinezes u gjet mbi bazën e pagesës fikse prej 20 milionë euro dhe afërsisht 5 milionë të tjera bonuse.

Detajet më të fundit për strukturën e bonusit mungojnë, presidenti i Napolit De Laurentis pret të mbyllë operacionin brenda dy ditëve në vijim

SITUATA – Përshpejtimi vendimtar mbërriti fundjavën e kaluar, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy pronarëve kanë favorizuar një negociatë që po i afrohet gjithnjë e më shumë finalizimit. Samarxhiç dëshiron Napolin dhe tani babai i tij agjent po zgjidh situatën kontraktuale me De Laurentis.

Dialogu vazhdon me shpejtësi, aq sa tashmë ka një bazë mirëkuptimi për një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 2.5 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonuset. Numërimi mbrapsht ka filluar, Samarxhiç është gati të zbarkojë në stadiumin “Maradona”.​

Emri i Samarxhiçit më herët është lakuar edhe te Juve, por duket se se Napoli do të jetë destinacioni i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat