Liverpool mer lajmin e hidhur pas fitores ndaj Newcastles

Futboll

Liverpool mer lajmin e hidhur pas fitores ndaj Newcastles

Më: 2 janar 2024 Në ora: 12:14
Szoboszlai

Rinisje e shkëlqyer dje për Liverpool-in, i cili inauguroi vitin e ri kalendarik me tre pikët e para të 2024-ës në Premier League, në fund të një ndeshjeje në të cilën krijuan shumë situata shënimi, duke fituar më pas me rezultatin 4-2 ndaj të Newcastle.

Megjithatë, ndër lajmet e mira të dhëna nga 90 minutat plus kohën shtese në Anfield, ka edhe një lajm më pak pozitiv në lidhje me Dominik Szoboszlai (23 vjeç).

Mesfushori hungarez i lindur në vitin 2000 u largua nga fusha me dhimbje në minutën e 64-të të ndeshjes.

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp shpjegoi situatën e tij pas ndeshjes:

Ne tashmë e kishim planifikuar që ai të largohej nga fusha, por fatkeqësisht ndodhi një minutë më vonë se sa pritej, sepse në veprimin e fundit ai ndjeu dhimbje. Nuk e dimë sa serioz eshte lëndimi, tani na mbetet vetëm të presim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat