Kampionët e dimrit favoritë ndaj Skënderbeut

Futboll

Kampionët e dimrit favoritë ndaj Skënderbeut

Më: 2 janar 2024 Në ora: 16:00
Egnatia

Egnatia do të luajë përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.

Sfida që do të zhvillojnë me 13 janar në “Arena Egnatia” do të startojë në orën 13:30.

Një ndeshje në të cilën rrogozhinasit vijnë si kampionë dimri, me synimin kryesor titullin kampion.

Në krahun tjetër qëllimi i Skënderbeut është të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje dhe të luftojë sa më shumë për “Final Four”.

Por rrogozhinasit janë të favorizuar në këtë sfidë, jo vetëm prej formës së mirë që po kalojnë, por edhe prej statistikave që këto ekipe kanë ndaj njëri-tjetrit.

Në 8 ndeshje të zhvilluara në të kaluarën, Egnatia ka fituar në 3 prej tyre. 3 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa Skënderbeu ka fituar 2 prej këtyre 8 sfidave,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat