Fitoi çdo trofe të mundshëm, spanjolli hyn në histori

Futboll

Fitoi çdo trofe të mundshëm, spanjolli hyn në histori

Më: 2 janar 2024 Në ora: 19:04
Guardiola

5 trofe ka fituar Pep Guardiola me Manchester Cityn përgjatë vitit 2013 duke vendosur një rekord në historinë e kësaj skuadre.

The ‘cityzens’ ia dolën të triumfojnë në kampionat, Kupë, Champions, Superkupën e Evropës dhe Botërorin për klube.

Këto arritje bëjnë që Guardiola të jetë njëkohësisht trajneri më i mirë në botën e futbollit përgjatë 12 muajve të 2023. Vetëm pak ditë më parë, spanjolli po ashtu u vlerësua si tekniku më i mirë i ndjekur nga Ancelotti e Spaleti.

Federata ndërkombëtare e historisë së futbollit dhe statistikave e ka vlerësuar me çmimin e parë, për herë të tretë Guardiolën, kjo pas sukseseve në 2009-ën dhe 2011-ën.

Që prej vitit 2016 kur iu bashkua Manchester Cityt, 52-vjeçari ka fituar plot 16 trofe, mes tyre 5 herë Premier Leaguen angleze. Sukseset e tij kanë qenë konstante edhe në skuadrat e mëparshme që ka trajnuar, si me Barcelonën ashtu dhe me Bayernin e Mynihut, ku me këta të fundit nuk ia doli të triumfonte në Ligën e Kampionëve.

Sa i përket trajnerëve me më tepër trofe të fituar në karrierë, listën e kryeson Ferguson me 49 të tillë, më pas Guardiola me 37 dhe në vendin e tretë Mircea Lucescu me 35. Ofertat në drejtim të spanjollit nuk kanë munguar, por duket se drejtuesit e “the cityzens” ia kanë dalë ta bindin të qëndrojë në ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat