“Qytetarët” kërkojnë yllin e ri të Gjermanisë

Futboll

“Qytetarët” kërkojnë yllin e ri të Gjermanisë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 19:12
Virtz

“Qytetarët” kërkojnë yllin e ri të Gjermanisë!

Mançester Siti vazhdon të jetë në kërkim të një futbollisti që do të mund të zëvendësojë Kevin De Bryjnen, me belgun që pritet të largohet në verë pasi arriti të fitonte çdo gjë me “qytetarët”.

Mediat angleze bëjnë me dije se Guardiola ka kërkuar në skuadër Florian Virtz, mesfushori që po shkëlqen me Bajer Leverkusenin këtë sezon.

Ai vlen mbi 100 milionë euro, po Siti kërkon të negociojë me “aspirinat” në mënyrë që Virtz të bëhet pjesë e “qytetarëve” verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat