Pedri e këshillon Barçën ta marrë Haalandin

Futboll

Pedri e këshillon Barçën ta marrë Haalandin

Më: 3 janar 2024 Në ora: 13:52
Haaland e Lewandowski

Pedri e ka këshilluar Barcelonën që ta transferojë yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland si zëvendësues afatgjate të Robert Lewandowskit.

Do ta transferoja Leo Messin nëse do të ishte 19 apo 22 vjeç, por aktualisht do ta transferoja Haalandin.

Ai është një ‘robot’ dhe shënon shumë gola. Lewandowski nuk do të luajë derisa të jetë 60 vjeç”, deklaroi futbollisti spanjoll për streamer të Twitch, Ibai Llanos.

Veterani polak është duke shkuar drejt fundit të karrierës pasi është 35 vjeç.

Edhe pse i ka shënuar 9 gola në 21 ndeshje këtë sezon, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munichut mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Haaland i ka realizuar 71 ndeshje dhe i ka bërë 14 asistime në 75 ndeshje në të gjitha garat me Man Cityn, ndërsa ishte figura kyçe në “treshen” historike të edicionit 2022-23.

Barça do të kërkojë sulmues në afatin kalimtar të verës dhe nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi norvegjez të jetë njëri prej objektivave të “Blaugrana”.

Gjithashtu, për Haalandin qe një kohë interesim ka shfaqur edhe Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat