Oferta e Juventusit

Futboll

Oferta e Juventusit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 14:22
Felipe Anderson

E ardhmja e Felipe Andersonit mund të jetë larg Lazios.

Braziliani po negocion rinovimin e kontratës me klubin bardhekaltër, por deri më tani palet nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Propozimi i klubit kryeqytetas për lojtarin është një pagë prej 3.5 milionë eurosh në vit, një ofertë më e ulët se ajo e Juventusit, që është e gatshme t’i ofrojë brazilianit 4 milionë Andersoninë vit.

Sipas mediave italiane duket se Felipe Anderson tundohet nga oferta e “zonjës së vjetër” dhe tashmë atij i duhet të vendosë nëse do të provojë një aventurë të re në karrierë, apo do të vazhdojë të qëndrojë te Lazio.

Kujtojmë që 30-vjeçari u rikthye te Lazio në verën e vitit 2021 dhe këtë sezon regjistron 18 ndeshje me fanellën e skuadrës bardhekaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat