Klubi i Superiores ndahet me 8 futbollistë

Futboll

Klubi i Superiores ndahet me 8 futbollistë

Më: 3 janar 2024 Në ora: 15:01
Erzeni

“Revolucion” tek Erzeni. Klubi nga Shijaku ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me plot 8 futbollistë!

Një lëvizje e papritur kjo, teksa drejtuesit duket se duan të ndryshojnë fytyrën e ekipit në vitin e ri.

Sokol Kiqina, Flavio Meçja, Amer Duka, Elian Çelaj, Kristi Kote, Elvis Gjoni, Edi Isteri dhe Klodian Pjetri nuk do të jenë më pjesë e Erzenit. Siç u njoftua nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mbi të gjitha spikat emri i Flavio Meçjas, i cili në këtë edicion ka luajtur në 18 ndeshje, duke shënuar dhe 2 gola. Ndërkohë që Kiqina, Duka, Çelaj, Kote, Istrefi, Gjoni dhe Pjetri nuk kanë mundur të gjejnë shumë hapësira.

Erzeni ka grumbulluar 21 pikë në 18 ndeshje, duke u renditur në vendin e 8-të. Në kuotë të barabartë pikësh me Laçin që mban një pozicion më sipër në renditje.

Shijakasit e drejtuar nga Alfred Deliallisi, do e nisin vitin 2024 përballë bardhezinjve të Mirel Josës në Kurbin. Duel që do të zhvillohet në datën 14 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat