Sancho rikthehet në Dortmund?

Futboll

Sancho rikthehet në Dortmund?

Më: 3 janar 2024 Në ora: 15:56
Sancho

Sulmuesi anglez Jadon Sancho tashmë ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Aventura e reprezentuesit anglez në “Old Trafford” është vetëm çështje orësh kur do të merr fund.
Sancho është i lidhur me rikthimin në ish-klubin e tij, Borussia Dortmund.

Sipas mediave britanike, “milionerët” e Gjermanisë kanë nisur punën për të riveshur sërish verdhezi Jadon Sanchon, të cilin e shiten 85 milionë euro te Manchester United në verën e vitit 2021.

“Sky Sport Deutschland” shkruan se dy klubet po bisedojnë për huazimin e lojtarit ofensiv deri në verën e ardhshme në Bundesligë.

Edhe vetë lojtari tashmë ua ka bërë të qartë menaxherëve të tij se dëshiron me çdo kusht rikthimin në “Signal Iduna Park".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat