United e zëvendëson me francezin që po shkëlqen në Premier

Futboll

United e zëvendëson me francezin që po shkëlqen në Premier

Më: 3 janar 2024 Në ora: 16:45
Manchester United

Një erë e re ndryshimesh pritet te Manchester United, pasi Sir Jim Ratcliffe bleu 25% të aksioneve të klubit.

Miliarderi britanik do të ushtrojë përgjegjësi vetëm mbi aspektin sportiv të klubit dhe brenda pak javëve do të fillojë nga puna.

Në janar, gjasat janë të pakta që “Djajtë e Kuq” të hynë në merkato. Por, Ratcliffe ka bërë prioritet kryesor Michael Olise në merkaton e verës.

Sulmuesi anësor që aktivizohet te Crystal Palace, do të zëvendësonte Antonyn në krahun e djathtë.

Braziliani nuk ka justifikuar për asnjë moment transferimin e tij prej 100 milionë eurosh. Olise ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat që pas rikthimit nga dëmtimi.

22-vjeçari francez ka spikatur jashtëzakonisht me Crystal Palace në sezonet e fundit. Dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të londinezëve. United ka qenë aktiv edhe në merkaton në dalje.

Donny Van de Beek u zyrtarizua tek skuadra e Eintrach Frankfurtit deri në fund të sezonit me formulën e huazimit, ndërkohë që dhe Jadon Sancho pritet ta ndjekë në Bundesligë me Dortmundin.

Këtë javë, Erik ten Hag do të zhvillojë një mbledhje me Sir Jim Ratcliffe dhe nuk ka dyshim që transferimet do të jenë një temë e rëndësishme. Përveç garancisë së tij për investime në Old Trafford dhe Carrington, miliarderi britanik do të ofrojë dhe strukturën e duhur sportive tek 20 herë kampionët e Anglisë.

Për të ndërtuar një hierarki të qëndrueshme që ka munguar prej vitesh. United renditet aktualisht në vendin e tetë në Premier League, me 31 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat