Sa do të mungojë?

Futboll

Sa do të mungojë?

Më: 3 janar 2024 Në ora: 16:47
Marcos Alonso

Marcos Alonso i është nënshtruar një operacioni në shpinë, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemeve që e shqetësonin prej kohësh.

Ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar shumë mirë për anësorin e majtë të Barcelonës sipas njoftimit të kampionëve në fuqi të Spanjës.

33-vjeçari, i cili mund të bëjë edhe rolin e qendërmbrojtësit kur është e nevojshme, do të qëndrojë të paktën edhe një muaj jashtë fushave.

Alonso u bë pjesë e Barcelonës në shtatorin e vitit 2022. Kur u transferua nga Chelsea në “Camp Nou” me parametra zero.

Sezonin e parë, futbollisti spanjoll fitoi kampionatin spanjoll me skuadrën e Xavit, si edhe Superkupën e Spanjës.

Aktualisht, Barcelona ndaj vendin e tretë në La Liga me Atletico Madrid. Duke qenë 7 pikë larg kryesuesve të Realit dhe Gironës,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat