Edhe Kevin de Bruyne drejt Arabisë Saudite

Futboll

Edhe Kevin de Bruyne drejt Arabisë Saudite

Më: 4 janar 2024 Në ora: 15:44
Kevin de Bruyne

Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne mund të jetë lojtari i radhës që mund të bëhet pjesë e futbollit të Arabisë Saudite.

Reprezentuesi i Belgjikës, sipas mediave të huaja, gjatë verës që vjen mund të largohet nga Anglia.

Kevin de Bruyne, i cili ka fituar gjithë trofetë e mundshëm me skuadrën e Pep Guardiolës, thuhet se verën që vjen do ta bëj një tjetër hap në karrierën e tij futbollistike.

Gazetari sportiv, Rudy Galetti, raporton se në adresë të belgut ka oferta joshëse nga Arabia Saudite.

Madje, sipas Galettit, tashmë një klub saudite ka nisur negociatat me Man Cityn për transferimin e De Bruyne në tokën arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat