Çyrbja rikthehet tek Teuta

Futboll

Çyrbja rikthehet tek Teuta

Më: 4 janar 2024 Në ora: 22:35
Arbër Çyrbja

Arbër Çyrbja është blerja më e re e skuadërs së Teutës.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi durrsak me një njoftim në faqen zyrtare duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, i cili së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit në kampionatin e Kosovës.

Bëhet fjalë për një rikthim të mesfushorit, pasi Çyrbja është formuar te skuadra durrsake dhe ka luajtur aty për shumë vite, pa harruar që ka luajtur dhe me skuadra të tjera të Superiores si Kukësi apo Erzeni.

"Teuta konfirmon akordin me mesfushorin, Arbër Çyrbja. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Dukgjinit në pjesen e parë të sezonit.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Cyrbja, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Partizanit.  KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit #ArberCyrbja dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë", njofton FC Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat