Kukësi afron ish-lojtarin e Shqipërisë U21

Futboll

Kukësi afron ish-lojtarin e Shqipërisë U21

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:30
Kleandro Lleshi

Kleandro Lleshi do të jetë lojtari më i ri i Kukësit. Klubi verilindor ka arritur të bindë ish-lojtarin e Shqipërisë u21 që të bashkohet me ekipin në këtë merkato dimërore.

Në një video të shpërndarë nga klubi kuksian në Instagram, shihet që Lleshi po stërvitet së bashku me pjesën tjetër të ekipit nën mbikqyrjen e Stavri Nicës. Mesfushori pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin e Kukësit, duke ditur që ka eksperiencë të gjatë jashtë.

Përveç Internacionalit në Tiranë, 24-vjeçari e ka kaluar pjesën tjetër të karrierës në Portugali dhe Spanjë ku ka luajtur me ekipe si, Belenenses, Leganes, Fuenlabrada, Huelva, Mar Menor dhe Cartagena.

Ndërsa me Kombëtares u21, Lleshi ka luajtur 4 sfida. Gjithashtu ka veshur 7 herë fanellën e Shqipërisë u19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat