Tirana kërkon lojtarin e Malishevës

Futboll

Tirana kërkon lojtarin e Malishevës

Më: 5 janar 2024 Në ora: 17:28
Tirana

Tirana duket se për momentin në merkato nuk do të bëjë ndonjë lëvizje të rëndësishme. Burime në skuadër bëjnë të ditur se ekipi me shumë mundësi nuk do të ketë as largime dhe as afrime, veç atyre të ndodhura më parë.

Me Ahmatajn e konfirmuar skuadra do të jetë e njëjta që luajti në 2023-in. Këtë gjë ua ka bërë me dije edhe presidenti Refik Halili në një takim para vitit të ri me skuadrën. Halili ka thënë se skuadra nuk ndryshon si dhe ka besim te ky grup, që mund të bëjnë gjëra të mëdha deri në fund të sezonit. Kjo do të thotë se merkatoja do të jetë e limituar.

Fakt është që sulmi dhe mesfusha janë dy repartet për të cilët ka më shumë nevojë skuadra. Me Hasanin të larguar dhe pa një shkatërrues të mirëfilltë, Tirana kërkon një bomber dhe një mesfushor qendre.

Bardheblutë kanë 5 lojtarë për të njëjtin rol në mesfushë dhe duhet patjetër një “gjashtësh”. Tirana kërkon edhe bomberin klasik që të shënojë gola. Patrik është larg kthimit, ndërsa ky i fundit nuk ndez.

Të vetmet alternativa janë Haxhiu, Abazaj dhe Latifi. Për t’u parë mbetet nëse skuadra do të afrojë mbrojtës, ndonëse reparti është i kompletuar. Për t’u sqaruar ka mbetur edhe çështja e zhbllokimit të merkatos, që është situatë më vete. Dëshira ka pasur te bardheblutë, madje edhe me emra. Ismajlgeci luan në Kosovë me Ballkanin, por jo shpesh.

Tirana ka kërkuar Drilon Hazrollajn, lojtarin e shumëkërkuar në Kosovë dhe që Ballkani po bën të pamundurën për ta marrë. Hazrollaj këtë sezon me FC Malishevën ka shënuar tetë gola dhe është vetëm 19 vjeç.

Bardheblutë kërkojnë nga Kosova edhe Mustafa Banë nga Trepça, ndërkohë që klubi kosovar kërkon 150 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat