Shehi është rikthyer në familjen e kuqe

Futboll

Shehi është rikthyer në familjen e kuqe

Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:31
Orges Shehi

Rikthim pas gati 15 vitesh, dikur në rolin e portierit, tani në atë të trajnerit. Orges Shehi është rikthyer në familjen e kuqe, për të synuar atë që ky klub synon gjithmonë: për të qëndruar gjithmonë në majat e futbollit shqiptar dhe për të hedhur një hap më shumë në Evropë.

Trajneri i të kuqvë ka dhënë një intervistë për “Partizani Channel” duke shpalosur ambicjet për të ardhmen.

Keni qenë pjesë e Partizanit para shumë vitesh, si e shikoni rikthimin në familjen e kuqe si trajner?

“Po është e vërtetë, afërsisht para 15 vitesh kam qenë pjesë e Partizanit, atëherë portier e tani rikthehem si trajner. Relativish është një kohë e gjatë, por është një kënaqësi në radhë të parë që rikthehem, kam kontribuar katër vite, dhe ajo që është dhe më kryesorja, e gjej totalisht të ndryshuar klubin, si nga ana e infrastrukturës, e njerëzve, ambicjeve dhe trofeve. Pra është një klub i ndryshuar tërsisht nga ai që kam lënë, por, siç e thashë dhe pak më parë, është kënaqësi të jem pjesë e këtij klubi”.

Çfarë mendoni të ndryshoni për të arritur objektivat sezonale dhe cilat janë ato sipas gjykimit tuaj?

“Të flasësh për objektiva kur je pjesë e një klubi siç është Partizani, me duket pak e tepërt, sepse objektivat janë gjithmonë prezente dhe gjithmonë konkrete.

Objektivat janë për të arritur majat në futbollin shqiptar, por edhe për të bërë një hap më shumë në Evropë.

Kështu që objektivat janë të qarta. Çdo trajner i ri që vjen, kërkon të ndryshojë pak sjelljen e lojtarëve në fushë në mënyrën e lojës.

Kështu që këto ditë shpresojmë të na mjaftojnë, ose të jenë ditë që të shprehim atë që kemi ne në kokë për tua përcjellë lojtarëve, gjithmonë për të arritur objektivat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat