Vllaznia përgatitet seriozisht për gjysmën e dytë të sezonit

Futboll

Vllaznia përgatitet seriozisht për gjysmën e dytë të sezonit

Më: 6 janar 2024 Në ora: 14:37
Vllaznia

Ekipi i Vllaznisë vazhdon me përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit.

Atmosfera në klubin kuqeblu duket mjaft pozitive, me skuadrën që po kryen fazën përgatitore në Ulqin.

Por përveç fazës përgatitore, Vllaznia do të luajë edhe dy miqësore para rikthimit të Superiores.

Shkodranët do të ndeshen dy herë brenda 24 orëve, ku në sfidën e parë do të përballen ndaj Laçit në transfertë të dielën në orën 13:30. Teksa vetëm 24 orë më pas, të besuarit e Qatip Osmanit do të luajnë përballë Besëlidhjes një tjetër miqësore.

Me shumë mundësi, nga ndeshja në Laç tek ajo ndaj lezhjanëve pritet të ketë rotacion.

Gjithsesi këto dy ndeshje shihen si një provë e rëndësishme për ekipin, që të jetë mëse e gatshme për sfidën zyrtare ndaj Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat