Hila mund të konsiderohet lojtari më i ri i tyre, palët gjetën akordin final

Futboll

Hila mund të konsiderohet lojtari më i ri i tyre, palët gjetën akordin final

Më: 6 janar 2024 Në ora: 19:21
Hila

Elbasani nuk di të ndalet në merkato. Ardit Hila mund të konsiderohet lojtari më i ri i tyre.

“Panorama Sport” e pat paralajmëruar pak ditë më parë që palët ishin në bisedime dhe shumë pranë marrëveshjes, e cila ka ardhur ditën e sotme.

Burime të gazetës pranë kampit verdheblu pohojnë se palët kanë rënë dakord për të gjitha detajet dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij.

Hila bëhet kështu emri i parë “big” që i bashkohet verdhebluve në merkaton e janarit, me këtë të fundit që lë në mes aventurën me Tiranën në Superiore për të luajtur me Elbasanin në të Parën.

Verdheblutë fitojnë kështu konkurencën e Vllaznisë dhe Dinamos, skuadra që kishin shfaqur më herët edhe dëshirën e tyre për ta afruar në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat