Kritikon Chelsean

Futboll

Kritikon Chelsean

Më: 6 janar 2024 Në ora: 23:18
Pochettino

Ish-mesfushori i Chelseat, Emmanuel Petit nuk mund të besojë se Conor Gallagher mund të shitet këtë muaj.

Për mesfushorin e Bluve interesohet Tottenhami dhe trajneri Mauricio Pochettino nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Gallagher këtë muaj.

Petit, megjithatë, tha për DAZN: “Unë e kuptoj zhgënjimin e Chelseat me Gallagher që mund të transferohet te Tottenham, dhe sinqerisht u befasova kur e lexova në gazeta.

“Mendova, ‘mos është shaka?’, çfarë kuptimi ka kjo pasi i dhashë shansin pas huazimit te Crystal Palace?

“Nëse duan ta shesin Gallagher sepse kanë shpenzuar mbi një miliard sterlina për lojtarë të rinj në një vit, atëherë nuk ia kanë idenë se çfarë po bëjnë…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat