De Bruyne rikthehet në fushë pas 5 muajsh

Futboll

De Bruyne rikthehet në fushë pas 5 muajsh

Më: 7 janar 2024 Në ora: 19:36
De Bruyne

I rikthyer në lojë pas 149 ditësh jashtë, mesfushori belg dha asistimin për 5-0 të Doku në raundin e tretë të FA Cup.

Një dëmtim shumë i rëndë, një ndalesë e pafund dhe tani, dritë në fund të tunelit. Manchester City mposht 5-0 Huddersfieldin në FA Cup, por lajmi i madh i ditës është rikthimi në fushë i Kevin De Bruyne.

Kampioni belg, një nga arkitektët e mëdhenj të “tripletës” në sezonin e kaluar, i ka rikthyer kontaktet dhe besimin me fushën pas 5 muajsh mungese.

Guardiola në fakt e aktivizoi atë gjatë ndeshjes dhe belgu, i mirëpritur nga ovacionet e tifozëve të tij, firmosi rikthimin në fushë me specialitetin e shtëpisë, asistimin, në këtë rast i shfrytëzuar në maksimum nga Doku, autor i 5-0 finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat