Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Franz Beckenbauer

Futboll

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Franz Beckenbauer

Më: 8 janar 2024 Në ora: 17:47
Franz Beckenbauer

Legjenda e futbollit gjerman dhe botëror, Franz Beckenbauer, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e Beckenbauer.

“Me hidhërim ju njoftojmë se bashkëshorti dhe babai ynë, Franz Beckenbauer ndërroi jetë dje në gjumë, i rrethuar nga familjarët e tij. Kërkojmë që të mbajmë zi në heshtje”, njofton familja.

Franz Beckenbauer ka lënë gjurmë në futbollin gjerman dhe atë botëror dhe konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai është 1 nga vetëm 2 lojtarë që fituan Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner.

Beckenbauer luajti 104 ndeshje me Gjermaninë dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 1974. Këtë sukses e përsëriti si trajner në Itali 16 vite më pas.

Legjenda gjermane shënjoi karrierën e tij edhe me ekipin bavarez Bayern Munich duke fituar 3 herë Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat