​Nisin bisedimet për të reduktuar numrin e ekipeve në Serie A

Futboll

​Nisin bisedimet për të reduktuar numrin e ekipeve në Serie A

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kanë filluar bisedime për të reduktuar numrin e skuadrave të Serie A nga 20 sosh në 18, por vetëm top skuadrat më të mira janë në favor të kësaj ideje.

Klubet nga Serie A dhe presidenti i këtij kampionati, Lorenzo Casini kanë filluar bisedimet për të reduktuar numrin e skuadrave nga 20 në 18 sosh në këtë ligë, raporton KosovaPress.

Klubet më të mira italiane janë dakord që Serie A duhet të reduktohet në 18 ekipe, sepse lista e ndeshjeve do të bëhet edhe më e ngarkuar në vitet e ardhshme me një Ligë të Kampionëve të sapo-formatuar dhe një Kupë Botërore të Klubeve nga vera e vitit 2025.

Nga ana tjetër, klubet më të vogla kanë frikë se një Serie A me 18 skuadra do ta bëjë më sfiduese garën e mbijetesës dhe se reduktimi i skuadrave do të ndikonte financiarisht në të gjitha klubet, veçanërisht për sa i përket të drejtave televizive vendase.

Klubet në favor të zvogëlimit të numrit të ekipeve të Serie A kanë nevojë për të paktën 14 vota favorizuese dhe ka shumë pak gjasa që ata të kenë një kuorum së shpejti.

Në të njëjtën kohë, presidenti i FIGC-së, Gravina po shtyn të riformojë futbollin italian duke reduktuar numrin e klubeve profesionale, i cili aktualisht është 100 në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat