Te Dinamo po testohet një brazilian

Futboll

Te Dinamo po testohet një brazilian

Më: 9 janar 2024 Në ora: 15:29
Dinamo

Gjatë kësaj periudhe të merkatos dimërore, te blutë kanë ardhur edhe disa lojtarë për t’u testuar nga stafi teknik.

Në miqësoren e së shtunës së kaluar, me Elbasanin luajtën në pjesën e dytë edhe lojtarë si, Kilian Çuni, Nijaz Jusufi dhe braziliani Felipe Ryan.

Dy të parët kanë gjasa të qendrojnë te kryeqytetasit, ndërsa për 26-vjeçarin brazilian, që ka luajtur edhe në futbollin portugez, grek dhe bullgar, duket se mundësitë për të vazhduar me blutë janë minimale.

Ryan dhe Jusufi luajnë në të njëjtin rol, atë të mesfushorit fantasist, por shqiptarin nga Maqedonia e Veriut e favorizon shumë mosha, pasi është vetëm 20 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat