Ancelotti: Simeone më ka marrë një titull

Futboll

Ancelotti: Simeone më ka marrë një titull

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:16
Ancelotti

Real Madrid dhe Atletico Madrid përballen të mërkurën për gjysmëfinalen e SuperKupës së Spanjës.

Trajneri Carlo Ancelotti në konferencë për shtyp theksoi se gëzon një marrëdhënie të mirë me kolegun, Diego Simeone, edhe pse ky i fundit si lojtar i ka “rrëmbyer” një titull në kohën kur ishte lojtar tek Lazio në Itali. Ndër të tjera, Ancelotti zbuloi edhe cilësinë më të mirë të mbrojtësit Rudiger.

“Simeone? Në marrëdhënien tonë ka respekt. Kemi folur shumë herë, edhe sepse ka ndodhur që të jemi përballur në shumë raste. Ndonjëherë jemi shumë të afërt, ndonjëherë më pak.

Kur unë trajnoja Juventusin ai më shënoi një gol si lojtar i Lazios dhe më mori titullin. Atë titull e fitoi Lazio, ende e mbaj mend. Pavarësisht gjithçkaje, në marrëdhënien mes meje dhe Simeones nuk mugon kurrë respekti.

Rudiger? Është një mbrojtës shumë i fortë, dallohet për luftën në ajër.

Ka shumë cilësi dhe eksperiencë, po ashtu edhe mjaft karakter. Mund të them se është një mbrojtës i kompletuar.

Cilësia më e mirë e tij është se është pesimist në fushë. Gjithmonë mendon se mund të ndodhë diçka dhe kjo e mban të fokusuar tërë kohën”, u shpreh Ancelotti.

Ndeshjen mes Real Madrid dhe Atletico Madrid mund ta ndiqni në SuperSport 2 duke nisur nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat