Gostivari me trajnerin e ri nisi përgatitjet

Futboll

Gostivari me trajnerin e ri nisi përgatitjet

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:18
Pamje nga një ndeshje

Trajneri i ri i skuadrës shqiptare, Gostivari, Ismail Atalan, sot filloi përgatitjet për stinorin pranveror për elitën e futbollit maqedonas.

Krahas takimit të parë të zakonshëm me lojtarët ku janë njohur, është zhvilluar edhe seanca e parë stërvitore.

Nga data 11 deri më 15 janar, stërvitjet do të zhvillohen në Strumicë, në stadiumin e qytetit të këtij qyteti dhe është paraparë një ndeshje miqësore me Bellasicën.

Faza kryesore do të zhvillohet në Antalia, ku ekspedita e Gostivarit do të qëndrojë nga 17 janari deri më 3 shkurt. 

Gjatë kësaj periudhe do të luhen disa ndeshje miqësore me rivalë cilësorë, me synimin që skuadra të jetë në top-formë në prag të fillimit të sezonit pranveror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat