​Real-Atletico, formacionet e mundshme

Futboll

​Real-Atletico, formacionet e mundshme

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:24
​Real-Atletico

Real Madrid-Atlético Madrid është gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në Al Waal Park të Riadit.

Carlo Ancelotti ka rikuperuar Vinicius, Carvajal dhe Camavinga, të gjithë tashmë gati për ndeshjen.

Te Atlético, Simeone ka dyshime mes Molinës dhe Saulit, ndërsa Llorente pritet të luajë si anësor i djathtë. Janë jashtë Lemar, i dëmtuar dhe Reinildo, me kombëtaren e Mozambikut.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Kepa, Carvajal, Rüdiger, Nacho, Mendy, Kroos, Camavinga, Valverde, Bellingham, Vinicius dhe Rodrygo.

Atletico Madrid: Oblak, Molina, Savic, Giménez, Hermoso, Lino; Koke, Llorente, De Paul; Griezmann dhe Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat