Palmer: Ja çfarë ndodhi

Futboll

Palmer: Ja çfarë ndodhi

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:08
Palmer

Transferimi i Cole Palmer nga Manchester City te Chelsea ishte një nga më të bujshmi e merkatos së verës së kaluar.

Lojtari i datëlindjes 2002, tani lojtar kyç i skuadrës së Mauricio Pochettino, foli përsëri për këtë në Sky Sport:

“Unë kurrë nuk kam dashur të largohem nga City. Nuk ishte qëllimi im. Doja të largohesha në huazim për një vit, të kthehesha dhe të isha gati për ekipin e parë.

“Më thanë se nuk do të ishte e mundur, se nuk mund të largohesha me huazim, opsionet ishin vetëm të qëndroja ose të largohesha përgjithmonë.

“Chelsea më kërkoi dhe unë thashë se po, do të shkoja. Jam i lumtur që jam këtu dhe i kënaqur me këtë vendim të marrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat