Valmir Nafiu ndahet me Gjilanin

Futboll

Valmir Nafiu ndahet me Gjilanin

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:48
Valmir Nafiu

Valmir Nafiu edhe përfundimisht ka ndarë rrugët me skuadrën e Gjilanit nga elita e futbollit të Kosovës, duke rezultuar në këtë mënyrë si futbollistë i lirë.

Nafiu skuadrës së Gjilanit iu bashkua shtatorin e vitit 2023, pas një eksperiencë të shkurtër që pati në futbollin sllovak me skuadrën e Koshice. Ai me Gjilanin në Superligën e Kosovës zhvilloi 12 ndeshje, duke bërë edhe 2 asistime, ndërsa tashmë i njëjti kërkon të provojë veten sërish jashtë Maqedonisë.

Ndryshe Nafiu është një fëmijë i Shkëndijës, i cili që në moshën 18-vjecare ishte transferuar te Bazeli, që më pas të bëjë karrierë ndërkombëtare edhe te skuadra gjermane e Hamburgut, te APOEL Nikozia në Qipro si dhe te Skënderbeu në Shqipëri, ndërsa në futbollin vendor kishte provuar veten edhe me Renovën.

Nafiu në Ligën e Parë të Maqedonisë, numëron plotë 186 ndeshje, duke regjistruar njëkohësisht edhe 24 gola dhe 30 asistime.

Me fanellën e Shkëndijës i njëjti numëron 144 ndeshje dhe 15 gola të shënuar si dhe tre tituj kampion.

Kur jemi tek titujt, vlen të theksohet se i njëjti një gjë të tillë kishte bërë edhe me Skënderbeun në Shqipëri si dhe me APOEL Nikozia në Qipro, me të cilën skuadër gjithashtu kishte fituar edhe trofeun e Kupës, ndërsa së fundmi me Koshicen ishte shpallur kampion në Ligën e Dytë sllovake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat