Leart Paçarada i kthehet stërvitjeve me ekipin e Koln-it 

Futboll

Leart Paçarada i kthehet stërvitjeve me ekipin e Koln-it 

Nga: K. G. Më: 10 janar 2024 Në ora: 17:24
Leart Paçarada

Lajmi i mirë për skuadrën e elitës së futbollit gjerman, Koln.

Pas sanimit te lëndimit, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, i kthehet stërvitjeve me ekip.

Pas një muaji nga lëndimi i muskulit në ndeshjen kundër Mainz, Paçarada i kthehet stërvitjeve duke ju bashkuar tashmë trajnerit të ri të FC Koln, Timo Schultz, në luftë për mbijetesë në Bundesliga, pas rezultateve jo të mira nën drejtimin e Steffen Baumgart.

Image

Timo është ish - trajneri i Paçaradës në St Pauli. i cili kishte performancë të shkëlqyer, se a do të mund t’i ndihmoj ekipit dhe trajnerit që nga ndeshja e parë e së shtunës, mbetet të shihet të shtunën kundër Heidenheim.

Koln renditet në vend të 17-të me 10 pikë të mbledhura nga 16 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga I. 

Bilanci i ekipit Koln është 2 fitore, 4 barazime e 10 humbje, me goldallim 10:28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat