Leonardo Bonucci firmos me skuadrën kryesuese të Turqisë

Futboll

Leonardo Bonucci firmos me skuadrën kryesuese të Turqisë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 20:53
Leonardo Bonucci

Fenerbahçe ka zyrtarizuar këtë të enjte nënshkrimin me mbrojtësin veteran italian, Leanardo Bonucci.

“Klubi ynë ka shtuar në skuadër mbrojtësin italian, Leonardo Bonucci. Mbrojtësi me përvojë do të mbajë fanellën e Fenerbahçes deri në fund të sezonit 2023-24.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në stadiumin Ülker Fenerbahçe Şükrü Saracoğlu ishin edhe Presidenti ynë, Ali Y. Koç, Sekretari ynë i Përgjithshëm Burak Çağlan Kızılhan, anëtarët e Bordit…

Mirë se erdhe në familjen tone, Leonardo Bonucci dhe suksese me Fenerbahçen!”.

Bonucci u largua nga Union Berlini pas zhvilloi 10 ndeshje në total më këtë skuadër mes Bundesligës dhe Champions League.

Aventura te Fenerbahçe, e dyta e huaj në karrierën e tij, do ta shohë si protagonist në një skuadër që aktualisht është në krye të kampionatit turk dhe garon në UEFA Europa Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat