Të “fiksuar” pas danezit, “Bardhezinjtë” e Newcastle kërkojnë “yllin” e Barça-s

Futboll

Të “fiksuar” pas danezit, “Bardhezinjtë” e Newcastle kërkojnë “yllin” e Barça-s

Më: 11 janar 2024 Në ora: 23:53
Andreas Christense

Teksa ka hyrë në sezonin e tij të dytë, te “Katalanasit” e Barcelona, qendërmbrojtësi danez, Andreas Christenses është kthyer në një pikë kyçe, në formacionin e teknikut, Xavi.

Mirëpo duket se shumë shpejt 27-vjeçari do të rikthehet në Premier League, pas largimit nga Chelsea, në verën e vitit 2022.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave britanike, për kartonin e Christensen interesohen “Bardhezinjtë” e Newcastle, me teknikun, Eddie Howe, i cili gjithnjë ka qendë një “tifoz i madh” i performancave të danezët dhe do të donte ta kishte me çdo kusht, sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicionin e tij, për pjesën e mbetur të sezonit,

Mirëpo, pavarësisht dëshirës së madhe, të “Dallëndysheve”, për ta risjellë “yllin” e Barça-s, në Premier League janë rregullat e “Fair Play”-t financiar, të Premier League, të cilat klubi nuk mund t’i anashakalojë, në të kundërt do të pësonte penalitete të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat