Tifozët e Milanit nuk zhgënjejnë, “San Siro” plot edhe ndaj Romës

Futboll

Tifozët e Milanit nuk zhgënjejnë, “San Siro” plot edhe ndaj Romës

Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:17
Stadiumi “San Siro”

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Milan-Roma që do të luhet të dielën në orën 20:45.  

Stadiumi “San Siro” do të jetë sërish plot, ashtu siç ka ndodhur shumë herë gjatë këtij sezoni.

Por shifra më e rëndësishme, është se klubi kuqezi do të kalojë numrin e 1 milionë tifozëve të pranishëm në stadium në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Një sinjal shumë i fortë për skuadrën e drejtuar nga Pioli.

Ndonëse sezoni ka qenë plot ulje-ngritje, Milani mund të mbështetet gjithmonë te përkrahja e publikut të vet. Kundër Romës së Mourinhos (nuk do të jetë në stol sepse është i skualifikuar), “San Siro” do të presë rreth 70 mijë spektatorë.

Një ndeshje e rëndësishme në kampionat, sidomos pas eliminimit të kuqezinjve nga Atalanta në Kupën e Italisë. Milani tashmë është i fokusuar tek kampionati dhe Europa League, dy objektivat që mund të arrihen këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat