Real Madrid - Barcelona, finalja e madhe

Futboll

Real Madrid - Barcelona, finalja e madhe

Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:01
Carlo Ancelotti

Një “El Clasico” është gjithmonë “El Clasico”, veçanërisht kur ka një titull në lojë. Carlo Ancelotti ka folur në prag të finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, e cila do të luhet në Riad të Arabisë Saudite ditën e nesërme: “Jemi mirë, mos u shqetësoni.

Skuadra është rikuperuar nga përpjekjet ndaj Atletico Madridit, ose në çdo rast do të rikuperohet deri nesër. Jemi të motivuar, afër titullit të parë të sezonit. Do të përpiqemi të fitojmë”.

Si është Carvajal? A mund të konfirmoni se cili do të jetë titullari në atë rol?

Ai është mirë, kishte nevojë për një ditë shtesë pushimi, sepse veteranëve iu duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar sesa të rinjve. Sidoqoftë, do të jetë në gjendje të luajë. Kush do të luajë në portë?

Unë e kam vendosur, por nuk dua ta merrni vesh ju para ekipit.

A e keni vendosur se kush do të jetë portieri tani e tutje?

Unë e vlerësoj shqetësimin tuaj. Ne kemi nënshkruar me Kepa pas dëmtimit të Courtois dhe ishte titullar, por u lëndua dhe zëvendësuesi i tij bëri mirë.

Jo për shkak të defekteve të Kepa, por sepse Lunin luajti shumë mirë. Në këtë moment nuk mund të zgjedh një titullar dhe një zëvendësues. E rëndësishme është që të dy ta kuptojnë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat