Kupa e Shqipërisë U-17 dhe U-19, zbardhen çiftet gjysmëfinaliste

Futboll

Kupa e Shqipërisë U-17 dhe U-19, zbardhen çiftet gjysmëfinaliste

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:26
Pamje nga një ndeshje

Janë zhvilluar të shtunën dhe të dielën ndeshjet çerekfinale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19.

Në këtë fazë u vunë përballë njëra-tjetrës tetë ekipet pjesëmarrëse për çdo grupmoshë, me ndeshjet që u luajtën në Kamëz dje dhe sot.

Ditën e shtunë u zhvilluan katër takimet e para, nga dy respektivisht për çdo grupmoshë, ndërsa këtë të diel u luajtën edhe katër sfidat e tjera që kanë përcaktuar kështu edhe ekipet që kalojnë në gjysmëfinale.

Skënderbeu, Tirana, Partizani e Teuta janë gjysmëfinalistet e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-17.

Në këtë fazë, Skënderbeu dominoi në sfidën ndaj Dinamos dhe fitoi me rezultatin e thellë 5-1. Edhe Tirana nuk e vendosi në diskutim kualifikimin pasi triumfoi 4-1 ndaj Laçit duke avancuar në gjysmëfinale.

Në takimet e ditës së diel, Partizani fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Apolonisë, ndërsa Teuta triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Vllaznisë.

Sipas skemës së përcaktuar, Skënderbeu do të përballet në gjysmëfinale me Tiranën, ndërsa Partizani me Teutën.

Kupa e Shqipërisë U-17, ndeshjet çerekfinale

Skënderbeu – Dinamo           5-1                          

Tirana – Laçi                           4-1                              

Partizani – Apolonia              4-0                                    

Teuta – Vllaznia                     1-0                                


Gjysmëfinalet

Teuta – Partizani

Skënderbeu  – Tirana

 

Skënderbeu, Bylis, Partizani dhe Laçi janë ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për moshën U-19.

Të shtunën u luajtën dy takimet e para çerekfinale. Ndeshja Skënderbeu – Tirana nuk prodhoi asnjë gol pasi përfundoi 0-0 dhe gjithçka u vendos nga penalltit. Skuadra e Skënderbeut u tregua më e saktë dhe në fund triumfoi 4-3.

Lexo edhe:

E bujshme, Manchester City hap shkollë futbolli në Shqipëri

Zyrtare/ Roma mirëpret një tjetër shqiptar, sulmuesi një opsion plus për Mourinhon

VIDEO/ Izolimi jep efekt, Rrahmani shënon në shtesë dhe rikthen Napolin te fitorja

“Kujtojnë se jam Harry Potter”, Mourinho “shpërthen”: Nuk e kam luksin e Guardiolës

Sfida tjetër, Bylis – Dinamo përfundoi me fitoren e ballshiotëve me rezultatin 4-2.

Të dielën u luajtën edhe dy takimet e tjera. Partizani nuk e vendosi në diskutim fitoren ndaj Apolonisë dhe triumfoi me rezultatin 2-0, ndërsa ndeshja Vllaznia – Laçi përfundoi 1-2 dhe në gjysmëfinale kaluan laçianët.

Sipas skemës së përcaktuar, Skënderbeu do të përballet në gjysmëfinale me Partizanin, ndërsa Bylisi me Laçin.

Kupa e Shqipërisë U-19, ndeshjet çerekfinale:

Skënderbeu – Tirana       0-0 (Pen 4-3)                                                   

Bylis – Dinamo                  4-2                                                         

Partizani – Apolonia         2-0                                                     

Vllaznia – Laçi                   1-2     

Gjysmëfinalet

Skënderbeu – Partizani

Bylis – Laçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat