Osmani: Presim përforcime, jemi në bisedime me disa lojtarë

Futboll

Osmani: Presim përforcime, jemi në bisedime me disa lojtarë

Më: 14 janar 2024 Në ora: 19:50
Osmani

Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme përballë Kukësit në “Loro Boriçi”, duke forcuar pozitat e saj në “Final 4”. Trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani tregoi lëvizjet e bëra në formacion dhe gjithashtu plani në merkato i Vllaznisë.

“Mendoj se dhe sot luajtëm mirë në mbrojtje, veçanërisht në pjesën e dytë. Mesfushën nuk e kishim aktive dhe ndodhi ajo që ndodhi në pjesën e parë.

Kukësi ishte një ekip që e qarkulloi topin më mirë se ne. E kishte më shumë në zotërim.

Sa i përket Malës për të qenë në anën e majtë, ishte ideja ime. Nuk e prisha shumë defensivën dhe me zotësinë që ka Mala doja të ishim më të rrezikshëm para.

Po, sigurisht që presim përforcime. Sot dha shenja loja që na duhen. Jemi në bisedime me disa lojtarë. Ne na duhen lojtarë në çdo repart. Në mbrojtje, mesfushë dhe sulm”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat