Një trajner gjerman për Kosovën, zbulohen emri i kandidatit favorit

Futboll

Një trajner gjerman për Kosovën, zbulohen emri i kandidatit favorit

Më: 15 janar 2024 Në ora: 21:38
Kosova

Drejtuesit e Federatës së Kosovës vijojnë punën për të gjetur trajnerin e ri pasi mbyllën bashkëpunimin me sllovenin, Primoz Gliha.

Emra të shumtë kanë qarkulluar gjatë kësaj periudhe, mirëpo duket se në “pole-position” është një gjerman.

Gazetari i Supersport, Florim Canolli në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Analizë Kuqezi”, zbuloi se bëhet fjalë për André Breitenreiter.

Canolli theksoi se drejtuesit e Federatës preferojnë një gjerman për përfaqësuesen dhe në këtë formë, Breitenreiter është emri i preferuar teksa kanë nisur edhe bisedimet e para me 50-vjeçarin.

Detyra e fundit për Breitenreiter ishte ajo me klubin e Bundesligës, Hoffenheim ndërsa në të kaluarën gjermani ka drejtuar edhe Schalke 04, Hannover, Paderborn apo Zurich.

Te Kosova po përgatiten për fushatën eliminatore për Kupën e Botës 2026 dhe kërkojnë të bëjnë zgjedhjen e duhur për të tentuar kualifikimin historik në eventin madhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat