Juventus mposht Sassuolon, 2 pikë larg liderit në Serie A

Futboll

Juventus mposht Sassuolon, 2 pikë larg liderit në Serie A

Nga: K. G. Më: 16 janar 2024 Në ora: 22:33
Juventusi

Juventusi ka vazhduar me rezultate të mira në Serie A.

"Zonja e Vjetër" para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Sassuolos, në takimin e javës së 20-të.

Vlahoviq ka shënuar në minutën e 15-të e 37-të e Chiesa në minutën e 89-të.

Interi kryeson me 51 pikë e ka 2 më shumë se Juventus në vend të dytë.

Sassuolo po kalon me rezultate të dobëta, si rrjedhojë e kësaj renditen në vend të 14-të me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat