Kapiteni bardhezi mesazh rivalëve në garën për titull

Futboll

Kapiteni bardhezi mesazh rivalëve në garën për titull

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:17
Danilo

Mbrojtësi dhe kapiteni i Juventus, braziliani Danilo, ka mbetur i kënaqur nga suksesi që bardhezinjtë arritën ndaj Sassuolo me rezultatin 3-0.

Fitore që i jep mundësi Juventus të ndjekë Inter në renditje, me vetëm dy pikë më pak.

“Vendosmëria është forca jonë. Do të vazhdojmë përpara të gjithë së bashku, për Juventusin”, është mesazhi që dha kapiteni i bardhezinjve në një postim në rrjetet sociale.

Juventus mund të parakalojë në renditje Inter, që do të luajë në Superkupën e Italisë dhe do të jetë pushim këtë fundjavë. Danilo është një pikë referimi e skuadrës bardhezi, një lojtar i paprekshëm për trajnerin Allegri.

Braziliani Danilo është në sezonin e tij të pestë me Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat