Revolton tifozët

Futboll

Revolton tifozët

Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:04
Chelsea

Trajneri i Chelseat, Maurisio Poketinjo është gati për një nderprerje dhe “rikarikim energjish”. Argjentinasi dhe lojtarët e tij po shkojnë në Barcelonë për një pushim nga ndeshjet në Premier Ligë.

“Blutë” kanë një pushim dhjetë-ditor derisa të përballen me Midëllsbroun në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Carabao Cup”.

I pyetur për t’u thirrur nga klubi në lidhje me transferimet gjatë pushimeve, Poketinjo u bëri shaka gazetarëve.

“Të jem i sinqertë, do të preferoja nëse telefoni nuk do të binte. Nëse nuk bie, është shumë më mirë për mua.

Duhet t’u japim pak pushim lojtarëve dhe stafit gjithashtu, sepse është një periudhë shumë e ngarkuar tani dhe ata duhet të marrin frymë pak. Ky pushim është shumë i dobishëm.

Pastaj ne do të përgatitemi.

shtatë ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e dytë kundër Midëllsbrous të martën dhe më pas të premten në FA Cup kundër Aston Villas, dhe më pas të mërkurën përsëri në Premier Ligën.

Tri ndeshje në tre kompeticione të ndryshme – por unë mendoj se atyre u duhen tre ditë pushim. Ata duhet të rifreskohen, kështu që është e rëndësishme dhe pastaj ata mund të garojnë për gjysmën e dytë të sezonit. Shumë nga lojtarët tanë do të përfshihen në mars me pushimet ndërkombëtare dhe shumë gara që tani duhet të kenë pak pushim”, ka shtuar më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat