Granit Begolli e nis me fitore aventurën e tij tek Vushtrria

Futboll

Granit Begolli e nis me fitore aventurën e tij tek Vushtrria

Më: 17 janar 2024 Në ora: 17:01
Granit Begolli në mes

Trajneri me prespektiv në vendin tonë, Granit Begolli e ka nisur aventurën e tij të re tek Vushtrria me fitore.

Të besuarit e Begollit arritën triumfin në miqësoren e zhvilluar ndaj Prizrenit me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm të ndeshjes për vushtrriasit e realizoi Zuqaku.

Gjatë javës së ardhshme, Vushtrria do të niset drejt tokës shqiptare, atje ku do ta zhvillojë një pjesë të përgatitjeve për edicionin pranveror.

Në vjeshtë, Vushtrria përfundoi e parafundit në renditje me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat