Celta Vigo eliminon Valencian nga Kupa e Spanjës

Futboll

Celta Vigo eliminon Valencian nga Kupa e Spanjës

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:47
Celta Vigo

Celta Vigo është skuadra e radhës që ka kaluar tutje në Copa Del Rey.

Celta eliminoi Valencian në udhëtim me rezultatin 1:3 dhe ka avancuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Brenda pesë minutave, mysafirët shënuan dy herë me Luca de la Torren dhe Anastasios Douvikas.

Rezultati u ngushtua nga Pepelu, i cili u tregua i saktë nga pika e bardh për 1:2.

Fitoren e mysafirëve e vulosi Douvikas, i cili shënoi në dhjetë minutat e fundit.

Gjatë ditës së djeshme, tutje kanë kaluar edhe Sevilla, Athletic Bilbao dhe Mallorca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat